TAEKWONDO
TAEKWONDO është shkathtësi e mundjes (luftarake), e cila rrjedhë nga Korea, pra TAEKOWNDO-ja me origjinë është nga KOREA.
Në kuptimin etimologjikë TAEKWONDO do të thotë mjeshtri luftarake me këmbë dhe duarë.
Taekwondo në përkthim të lirë mundë ta përkthejmë MJESHTRI E LUFTIMIT ME DUAR DHE KËMBË.
TAE – dmth. këmba (goditjet me këmbë)
KWON – dmth. grushti (goditjet me dorë)
DO – dmth. mendja, rruga, mënyra, (metodologjia)
Nuk duhet ta kufizojmë Taekwondo-në vetëm si “mjeshtri e duarve dhe këmbëve” pasi që Taekowndo-ja është edhe diciplin shpirtërore, rekreacion i përkryer, e sot edhe sport modern olimpik me rregullat e veta të rrepta ndaj garuesve.
TAEKWONDO burimishtë do të thotë “Mjeshtri e dyluftimit me duarë dhe këmbë” dhe paraqet metodën e përdorimit të të gjitha pjesëve të trupit në dyluftim me një apo më shumë kundërshtarë, metodë kjo e themeluarë (mbështetur) në përvojë dhe shkencë, e këto shkathtësi arrihen nëpërmjet trajnimit intensiv fizik dhe psikik. Kjo është mënyrë e pakrahasushme e dyluftimit në ditët (botë) e sotit.
Taekwondo-ja dallohet me teknikat e veta si një mori goditjeshë të llojllojshme apo të ndryshme, si dhe bllokime të cilat ekzekutohen me këmbë dhe duar, e në veçanti janë të zhvilluara teknikat e këmbës si dhe teknikat e këmbës në kërcim, prej të cilëve ky sport, veçohet në botë si një ndër sportet që më së shumti përdor teknikën e këmbës.
TAEKWONDO është një nga stilet më të njohura botërore të sporteve luftarake, si dhe pjesmarrëse në familjen olimpike që nga viti 2000. TAEKWONDO, nuk është vetëm se një teknikë e vetëmbrojtjes së paarmatosur. Përmes ushtrimir rigoroz fizik, studentët e këtij arti dëshirojnë ta përsosin veten fizikisht, mentalisht dhe shpirtërisht.
Përktheu:
Fikret Dushku
BREZET NË TAEKWONDO
Ngjyrat e brezeve (shiritave) në Taekwondo shërbejnë për të shenuarë dallimin e dituris së nxënësve ndërmejt tyre. Secila ngjyrë ka domëthënie simbolike dhe ngjyra e brezit apo shiritit ndërrohet sipas dituris (dijes, të mësuarit) që nxënësit arrijnë.
Brezi i Bardhë:
Simbolizon lindjen dhe virgjërin, fillimin. Nxënësi me brez apo shirit të bardhë nuk ka asnjifarë diturie, por ka dëshirë të mësojë.
Brezi Verdhë:
Paraqet diellin, pa dritën e të cilit toka nuk do të mundë të lulëzonte. Dielli ndriçon mbi farën dhe rrezet e tija i japin fuqi për tu rritur. Nxënësit me brez (shirit) të verdhë fitojnë rrezen e parë të diturisë.
Brezi i Gjelbërtë:
Simbolizon rritjen e farës, rrugën e saj kah dielli në të cilin ajo zhvillohet në bimë plotësisht të zhvilluarë. Nxënësit me brez (shirit) të gjelbërtë mësojnë t’i zhvillojnë teknikat themelore.
Brezi i Kaltërtë:
Paraqet kaltërsinë e qiellit, qielli drejt të cilit bima rritet dhe anon. Nxënësit me brez (shirit) të kaltërt lëvizin sikur bima që përparon drejtë cakut. Në të njëjtën mënyrë siç ushqehet bima me dritë, ashtu edhe nxënësi ushqehet me dituri.
Brezi Kuq:
Paraqet nxehtësin dhe fuqin e diellit. Nxënësi me shirit të kuq ka bërë një përparim (lëvizje) të madhe duke mbledhur një pjesë të madhe të diturisë. E kuqja poashtu paraqet rrezikun dhe nxënësit në këtë shkallë duhet të mësojnë të jenë të kujdesshëm duke pasur parasysh se dituria e tyre po rritet.
Brezi i Ziu:
Simbolizon terrin i cili qëndron pas diellit. Është e kundërt me të bardhën dhe paraqet pjekurin si dhe përvetësimin. Në këtë nivel nxënësi sipas moshës mundë të filloj të mësojë të tjerët.
Taekwondo Center “Ulqini”
Fikret Dushku III Dan Kukkiwon