SPARINGU FORMAL ( POMSA ) Pomsa është një mori teknikë e pozitave, goditjeve, bloçeve, lëvizjeve, hudhjeve dhe kapjeve, të demostruara me ritëm kundër një e më shumë kundërshtar të imagjinuar. Secila pomsë ka kuptimin dhe principet e veta: 1.Pomsa duhet të ketë madhështinë imagjinuese, në mënyrë që me çdo lëvizje të dihet se ku gjendet kundërshtari 2.Që të fillojë dhe përfundoj në të njejtin vend. 3.Çdo teknikë demostrohet me përdorimin maksimal të energjisë psikofizike. 4.Çdo pomsë ka KI-AI forca maksimale me shushurimë gjatë ekspiriumit. 5.Teknikat në pomsë mund të paraqesin lëvizjet reale dhe simbolike 6.Poms-et kanë ritem-tempo dhe rënditje logjike të teknikave me anë të të cilave demostrohet çdo pomsë. 7.Që pomsat të kanë vlerën e tyre shpirtëror dhe filozofike. 8.Mbarimi i përsosur, sikur kur fillon pomsa ( koncentrimi, vetëkontrolli..)
POOMSAE TAEGEUK Poomsae apo format paraqesin një pjesë të rëndësishme në të gjitha shkathësitë luftarake.Ato jan demonstrime dyluftimesh me strukturë të veçantë dhe me kundërshtarë të imagjinuarë, në të cilat shfaqen mbrojtjet dhe kundërsulmet e kundërshtarëve me më shumë sulmues nga të gjitha anët. Eksistojnë dy aspekte shumë të rëndësishme të formave të cilat duhen të merren parasysh gjatë ushtrimit të tyre, ai fizikë dhe ai shpirtëror. Aspekti shpirtëror ka të bëjë me gjedjen e mendjes gjatë kohës së shfaqjes së teknikave fizike. Aspekti fizik nënkupton mënyrën se si shfaqen teknikat qëndrueshmërin, fuqinë, shpejtësinë dhe barazpeshën (ekujlibrin).Që të përfitojmë nga ushtrimi i këtyre formave, që të dy këto aspekte duhet të jenë në harmoni. Në Taekwondo ekzistojnë format Taeguk dhe Dan. Format Taeguk ushtrohen me qëllim të përparimit në Kupa (9 -1), prej brezit të bardh e deri te brezi i kuqi i lartë, ndërsa format Dan i shfaqin ata që kanë brezat e zi (1-9 dan). Të gjitha format duhet të punohen me fuqinë dhe koncentrim maksimal, gjë që arrihet me ushtrim dhe këmgulësi. Domethënia e fjalës Taegeuk: TAE – MadhësiaGEUK – E përhershmja 1. TAEGEUK IL XHAN Paraqet simbolin e “KEON-it” njëri nga 8-të Kwaes-at (shenjat e profecisë) të shtetit Korean që do të thotë “Qielli dhe Drita”. Taegeuk Ilxhan në trajnimin e Taekwondo-së simbolizon fillimin e artit të Taekwondo-së. Kjo formë përmbanë lëvizjet themelore dhe karakterizohet apo dallohet me lehtësi gjatë ekzekutimit të formës. 2. TAEGEUK I XHAN Simbolizon “TAE-në” njërin nga 8-të shjenat e profecisë së shtetit Korean, që do të thotë “Kënaqësi”(gëzimin dhe lumturi). Ka të bëjë me fuqinë e mbrenshme dhe butësinë e jashtme të mendjes. Gjatë ekzekutimit të kësaj forme të gjitha lëvizjet shfaqen me butësi, por me fuqi. 3. TAEGEUK SAM XHAN Simbolizonë “RA-në” i cili paraqet “Zjarrin dhe Diellin”. Zjarri jep dritë, nxehtësi, entuziazëm dhe shpresë. Kjo formë duhet ta trimërojë atë i cili e ekzekuton këtë formë, ashtu që të ndërtojë apo të formojë kuptim për drejtësi dhe zjarrtësi (ashpërsi) në trajning apo ushtrim. 4. TAEGEUK SA XHANSimbolizon “JI-nin” i cili paraqet “Vetëtimën apo Rrufenë”. Ky shenjë ka domethënien e fuqisë së madhe dhe të dinjitetit. Njerëzit frigohen nga rrufeja dhe bubullimat. Principet e JI-nit të drejtojnë kah ajo që duhet të sillemi qetë dhe trimërishtë nëse ballafaqohemi me rrezikun dhe frikën, dhe se pas asaj qielli do të kthjellet dhe do të dal drita e diellit.Me rastin e shfaqjes së kësaj forme duhet të tregohet mendje e kthjellët (e pastër) dhe qëndrim trim. 5. TAEGEUK OO XHAN Simbolizon “SEON-in” i cili paraqet “Erën” që do të thotë fuqi e madhe dhe qetësim, ashtu si kurse është edhe era, nganjeherë e fortë siç është tornadoja, e nganjëher e lehtë siç është era pranverës. Era simbolizon qetësin e mendjes. Lëvizjet duhet të shfaqen në butësi, ngadal por me krenari e pastaj fortë dhe shpejtë. 6. TAEGEUK JUK XHAN Simbolizon “KAM-in” i cili paraqet “Ujin” që do të thotë rrjedhë e pandërprerë dhe freski e butësi. 7. TAEGEUK ÇIL XHAN Simbolizon “KAN-in” i cili paraqet “Malin” që do të thotë të menduarit dhe fortësinë. 8. TAEGEUK PAL XHAN Simbolizon “KON-in” i cili paraqet “YIN-in” dhe “Tokën – Dheun” që do të thotë “Rrënjë” dhe “Banim” e poashtu edhe “Fillimi dhe Mbarimi”. Kjo është e fundit nga 8-të format Taegeuk.